Top News – Negociatat, ende pa një vendim! Shqipëria e kërcënuar nga Maqedonia e veriut
21/06/2021 18:42

Ende nuk ka një vendim për ndarjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nga procesi për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian. Dosja.al ka komunikuar me email me Maria Ruis Nievas, e cila ka lajmëruar se nesër në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme pritet një debat lidhur me çëshjen e dy vendeve të Ballkanit Perëndimor. Deri më tani, qëndrimi i palëve është që dy vendet të jenë bashkë në proces dhe të “ecin” paralelisht, pra edhe Shqipëria të mbetet në vend-numëro nga qëndrimi i Bullgarisë ndaj fqinjëve maqedonas. “Nesër në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme ne presim një debat mbi zgjerimin që do të trajtojë çështje të ndryshme, njëra prej tyre është edhe Shqipëria me Maqedoninë e Veriut. Sidoqoftë është e vështirë në këtë fazë të thuash nëse do të ketë ndonjë vendim konkret. Deri më tani preferenca e përgjithshme e vendeve anëtare ka qenë që të mbahen të dyja së bashku. Por çfarë saktësisht kërkon Bullgaria nga Maqedonia e Veriut? Sipas historiografisë zyrtare bullgare, banorët me origjinë sllave të Maqedonisë së Veriut janë bullgarë dhe flasin bullgarisht, por pësuan ‘lavazh truri’ gjatë regjimit komunist në Jugosllavinë e Titos (1945-91). Kështu u krijua një identitet dhe gjuhë e re “maqedonase”, megjithatë ky pretendim nuk është i ri, por është pozicioni zyrtar i Bullgarisë që nga vitet 1950. Pretendim që pritet t’i kushtojë Shqipërisë. Vetë kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Bullgari u shpreh se nuk dëshironte që të futej në mes dy vendeve mike, ndërsa homologu i tij Strefan Yanev kërkoi dialog mes dy vendeve për zgjidhjen e problemit, por pa ndërhyrjen e palëve të treta.

Top News – Dritan Rexhepi nuk do ‘313’-n. Dështon seanca e parë për zhdukjen e Jan Prengës
24/01 15:28
Top Channel/ Taksistët në protestë, çfarë kërkojnë nga Bashkia e Elbasanit
24/01 15:27
Top News – Trump heq ‘non gratën’? Berisha – Do ndërmarr hapa konkretë
24/01 15:26
Top Channel/ Shoqëria civile kundër Serbisë : BE të dënojë dëbimin e aktivistëve
24/01 15:23
Top Channel/ Rama i prerë: Fund skandaleve te Onkologjiku!
24/01 15:21
Top News- Një vit burg për kryebashkiakun/ Edison Memolla dënohet nga GJKKO për korrupsion zgjedhor
24/01 15:20
Top Channel/ Shqiptari i rrezikshëm arratiset nga burgu në Itali
24/01 15:20
Top Channel/ Eliminohet postieri në Kamëz, u qëllua 200 metra pasi doli nga banesa
24/01 15:19
Top Channel/ GJKKO rrëzon SPAK, i kthen çështjen për deputetin demokrat
24/01 15:17
Top Channel/ Dënohet me burg kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla
24/01 15:16
Top News – Berisha, thirrje emigrantëve për protesta.’Një milion nuk votojnë dot’
24/01 15:14
Top News – ‘E turpshme, marrëzi’ Berisha ngre shqetësime për votën e diasporës
24/01 15:13
Top News – Demostrata në ambasada! Berisha njofton lëvizjen e radhës
24/01 15:10
Top News- Përkeqësohet shëndeti/ Kryepeshkopi Anastas, në gjendje kritike për jetën
24/01 14:47
Top News – Berisha nis lobimin te Trump. Statusi ‘non grata’, kreu i PD: Do bëj përpjekjet e mia
24/01 14:45
Top News – Shënjestra e ‘Kep Arapit’. ‘Akili’ shqiptar arratiset nga burgjet italiane
24/01 14:30
Top News – ‘Qendër ekselence shëndetësore’ Rama: Do të transformojmë QSUT brenda 5 viteve
24/01 14:26
Top News-Eliminimi i postierit në Kamëz/48 vjeçari pa precedentë, dyshohet u ekzekutua për hakmarrje
24/01 14:06
Top News – Leskaj kundër Berishës. Primaret, jo dorëheqje për kryetarët e degëve të partisë
24/01 13:49
Top Channel/ Makina të bëra copë copë, aksident i rëndë në Elbasan! Pamje nga vendngjarja
24/01 13:45
DIGITALB DIGITALB - OFERTA