Një 50-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në një hotel në Durrës, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma. Alket Hatija është dënuar me 20 vjet burgim nga Gjykata e Apelit në Milano, për trafikim të lëndëve narkotike, pasi ka bashkëpunuar me 40 shtetas të tjerë.