Top News – Në BE apo në Bashkimin Sovjetik? Gjeorgjia çdo natë në shesh, Brukseli paralajmëron masa
11/12/2024 12:34

Protestuesit proevropianë u mblodhën në rrugët e Tbilisit për natën e 13-të me radhë, për të protestuar kundër Qeverisë së udhëhequr nga partia Ëndrra Gjeorgjiane. Rreth 4.000 protestues, duke valëvitur flamujt e BE-së dhe të Gjeorgjisë, u mblodhën jashtë ndërtesës së Parlamentit, të zemëruar me vendimin e fundit të Qeverisë për t’i lënë mënjanë bisedimet e pranimit në Bashkimin Evropian së paku deri në vitin 2028. “Çdo ditë pas punës, ne vijmë këtu”, i tha AFP-së Sofia Japaridze, 40 vjeçe. “E gjithë Gjeorgjia, çdo qytet, çdo fshat, të gjithë duan të bashkohen me BE-në. Ne nuk duam të kthehemi në Bashkimin Sovjetik”, u shpreh ajo. Ministrat e Jashtëm të BE-së, të cilët do të mblidhen në një samit më 16 dhjetor, paralajmëruan se do të diskutojnë për ndëshkimin e liderëve gjeorgjianë, për shkak të, siç thanë, taktikave të represionit kundër protestuesve. “Mjetet e fundit represive, të përdorura nga autoritetet gjeorgjiane, kanë pasoja për marrëdhëniet tona dypalëshe. BE-ja do të shqyrtojë masa shtesë”, thuhet në një deklaratë. “Mbi 400 individë janë arrestuar dhe më shumë se 300 thuhet se kanë pësuar dhunë dhe keqtrajtim. Shumë prej tyre kanë pasur nevojë për kujdes urgjent mjekësor”, sipas BE-së. Në deklaratën e saj thuhet, po ashtu, se ka “shqetësime të besueshme të torturës dhe trajtimit çnjerëzor” dhe se raportet për shkelje të të drejtave të njeriut duhet të hetohen. “BE-ja shpreh keqardhje për këto veprime shtypëse kundër protestuesve, përfaqësuesve të mediave dhe liderëve të opozitës dhe bën thirrje për lirimin e menjëhershëm të të gjithë individëve të arrestuar”, thuhet në deklaratë. Gjeorgjia mori statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2023, por marrëdhëniet e saj me Brukselin u përkeqësuan muajt e fundit, fillimisht për shkak të miratimit të një ligji të diskutueshëm për “agjentët e huaj”. Sipas kritikëve, ky ligj kërcënon t’i diskreditojë publikisht mijëra media dhe grupe të shoqërisë civile. Tensionet u rritën edhe më shumë pasi partia në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, shpalli fitoren në zgjedhjet e 26 tetorit. Për këto zgjedhje, opozita properëndimore dhe presidentja gjeorgjiane, Salome Zurabishvili, thanë se ishin manipuluar me ndihmën e Moskës. Protestat, u ndezën ndërkohë kur Qeveria e Tbilisi tha se do të pezullojë bisedimet për anëtarësim në BE deri në vitin 2028.

Top Channel/ Olimpiada Shqipëri-Kosovë! Nxënësit në garë për gjuhën shqipe
23/01 19:50
Top Channel/ Nis përplasja, Shqipëri-Kroaci ‘hakmerren’ ndaj Serbisë
23/01 19:24
Top Channel/ I mori jetën kamerierit në Elbasan, dënohet Erjon Llapushi
23/01 19:21
Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
Top News- Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Fier/ U zhduk kur po shkonte për të peshkuar
23/01 17:33
Top News – Më shumë se 60 mijë aplikime në PER. Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 36 mije emigrantë
23/01 17:32
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me simptoma më agresive
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News- Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Gjykata e Londrës vendos ekstradimin e ‘vëzhguesit’
23/01 14:49
Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Në garën me Kinën mbi inteligjencën artificiale, Trump sinjalizon qëndrim agresiv
23/01 13:57
DIGITALB DIGITALB - OFERTA