E hëna ka qenë një ditë intensive për Partinë Socialiste dhe qeverinë shqiptare, teksa janë komunikuar ndryshime të shumta. Kështu krahas ndryshimeve në qeveri, kryeministri Rama, me propozim të Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Blendi Klosi ,ka njoftuar disa ndryshime edhe në sekretariatin e partisë. Kryeministri Edi Rama kërkoi miratimin e listës së re të sekretariatit të Partisë, e cila do të votohet edhe nga Asambleja në Kongresin e PS-së.