Pa kaluar 24 orë nga vrasja e dy të rinjve në Velipojë, policia ka vënë në pranga Mario Palin dhe Zyber Zagradin, të cilët akuzohen si bashkëpunëtor në vrasjen e Ersild Ishmit dhe Arsid Hoxhës. Dy të arrestuarit të cilët u përfshinë në përplasjen fizike, e cila degradoi më pas në përdorimin e armës, janë punonjës në hotelin e familjes Frroku.