Top News/ Ndërtimi i mbrojtjes kufitare/ Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE
28/09/2024 20:13

Anëtaret e NATO-s, Estonia, Letonia, Lituania dhe Polonia, do të kërkojnë fonde nga Bashkimi Evropian për ta ndërtuar një rrjet bunkerësh, barrierash, linjash furnizimi dhe magazina ushtarake përgjatë kufijve të tyre me Rusinë dhe Bjellorusinë, thanë të shtunën zyrtarët e Estonisë. Zyrtarët e Estonisë thanë se këto vende fillimisht njoftuan planin për një "Linjë të Mbrojtjes Baltike" në janar. Në maj, Polonia njoftoi një projekt të ngjashëm të quajtur "Mburoja Lindore" me qëllim për t’i forcuar kufijtë e saj me enklavën ruse të Kaliningradit dhe me Bjellorusinë. “Nevoja për një linjë të mbrojtjes (baltike) buron nga situata e sigurisë dhe mbështet konceptin e ri të mbrojtjes të NATO-s”, tha në një deklaratë ministri estonez i Mbrojtjes, Hanno Pevkur, duke shtuar se “është jashtëzakonisht e rëndësishme t’ bashkërëndojmë aktivitetet tona me Poloninë”. “Në të njëjtën kohë, e forcon sigurinë e Bashkimit Evropian dhe mbrojtjen ushtarake të kufijve të tij, prandaj ne mendojmë se edhe BE-ja mund ta mbështesë financiarisht këtë projekt”, tha ai. Ministrat e mbrojtjes së katër vendeve evropiane të vendosura në krahun lindor të NATO-s u takuan të premten në Letoni për të diskutuar financimin e projektit. Ata nuk shpjeguan se sa shumë ndihmë financiare do t’i kërkonin Brukselit për këtë projekt, por theksuan në një deklaratë të përbashkët se “Lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka treguar se krijimi i pengesave fizike në një terren të hapur pa mburojë mbrojtëse natyrore, është parësore edhe në luftën e përparuar teknologjike”.

Top Channel Kina përgatitet për ‘luftë’ tregtare pas kërcënimeve të Trump për taksa për importet
22/01 23:17
Top Channel/ Trump e zbulon, ja çfarë shkruhej në letrën e Biden për Presidentin e ri
22/01 23:16
Top Channel/ SHBA “blindon” kufirin me Meksikën, shtohen 4500 trupa nga Garda Kombëtare
22/01 23:02
Top News – Zbulohet letra e Biden për Trump. ‘Zoti ju udhëzoftë, uroj të sillni paqe për kombin’
22/01 23:00
Top News – Trump kërcënon Putin. ‘Sanksione të larta nëse nuk i jep fund luftës’
22/01 23:00
Top Channel/ Sulm me thikë në Gjermani/ Vritet një fëmijë 2 vjeç dhe një qytetar
22/01 22:36
Top Channel/ Musk “kriset” me Trump, kundër “Stargate” prej 500 miliardë USD
22/01 22:34
Top News – Trajnimi i rekrutëve të rinj ukrainas. Ushtarakët shqiptarë me mision në Britani
22/01 22:30
Top Channel/ Lideri suprem i Iranit paralajmëron Trump: E ardhmja do tregojë…
22/01 22:27
Top News – SHBA bllokon mijëra refugjatë. Anulohen fluturimet e emigrantëve nga Afganistani në Siri
22/01 22:15
Top Channel/ DASH anulon të gjitha udhëtimet e refugjatëve në SHBA, kategoria që nuk preket
22/01 20:07
Top Channel/ Strehohej në Kosovë, humb jetën gazetarja ukrainas, u gjet në banesë
22/01 20:05
Top Channel/ TikTok ‘në duart’ e Trump, çfarë pritet të ndodhë në SHBA?
22/01 20:04
Top Channel/ Macron e Scholz i përgjigjen Trumpit, tregojnë si duhet të jetë Evropa
22/01 19:27
Top News- BE përballë situatës gjeopolitike, Kos: Procesi integrimit është bërë më i vështirë
22/01 18:21
Top Channel/ “Mungesa e Ivanka-s, bashkëshortja e Trump më e fuqizuar”, ç’rol do ketë Zonja e Parë
22/01 18:02
Top Channel/ President i ri, orendi të reja! Ndryshimet pas largimit të Biden, ja çfarë hoqi Trump
22/01 17:57
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top News- Trump kërkon kanalin e Panamasë/ Reagon presidenti Mulino- Na përket neve
22/01 15:36
Top News- Izraeli e Gaza publikojnë shifrat/ Mijëra humbje jetësh, nuk përputhen deklaratat
22/01 15:09
DIGITALB DIGITALB - OFERTA