Top News – Ndalohet shkencëtari në Rusi / Akuzohet se i kaloi të dhëna sekrete një të huaji
12/08/2021 22:05

Autoritetet ruse kanë ndaluar udhëheqësin e një instituti që analizon fluturimet hipersonike - me shpejtësi më të madhe se ajo e zërit - për shkak të akuzave për tradhti. Gjykata e rajonit Lefortovo në Moskë, ka thënë se do të caktojë masën e paraburgimit për Aleksandr Kuranov, shef i Qendrës Kërkimore për Sisteme Hipersonike, me bazë në Shën Petersburg, pasi dyshohet se ka bartur material të klasifikuar te një shtetas i huaj, për një hulumtim rreth teknologjisë hipersonike, kanë raportuar mediat. Sipas Institutit, shkencëtari 73-vjeçar ka analizuar konceptin e pajisjes Ayaks. Rusia, lidhjet e së cilës me Perëndimin janë përkeqësuar në vitet e fundit, ka zhvilluar një numër armësh që mund të udhëtojnë shumë më shpejt sesa shpejtësia e zërit. Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka konsideruar këto armë si të pakrahasueshme në botë. Një numër shkencëtarësh rusë, ushtarë dhe zyrtarë të tjerë, janë akuzuar për tradhti në vitet e fundit, duke përmendur bartje të informacionit të ndjeshëm në shtetet e huaja. Kritikët e Kremlinit thonë se akuzat janë shpesh të pabaza, por nuk mund të shqyrtohen sepse janë të klasifikuara. Viktor Kudryavtsev, hulumtues në një institut për raketa dhe dizajn të pajisjeve hapësinore, ka vdekur më herët gjatë këtij viti, duke pritur gjyqin në akuzat për tradhti. Një tjetër shkencëtar që ka punuar me Kudryavtsev, Roman Kovalyov, është dënuar me shtatë vjet burgim në qershor të vitit 2020, për akuza të ngjashme.

Top Channel Kina përgatitet për ‘luftë’ tregtare pas kërcënimeve të Trump për taksa për importet
22/01 23:17
Top Channel/ Trump e zbulon, ja çfarë shkruhej në letrën e Biden për Presidentin e ri
22/01 23:16
Top Channel/ SHBA “blindon” kufirin me Meksikën, shtohen 4500 trupa nga Garda Kombëtare
22/01 23:02
Top News – Zbulohet letra e Biden për Trump. ‘Zoti ju udhëzoftë, uroj të sillni paqe për kombin’
22/01 23:00
Top News – Trump kërcënon Putin. ‘Sanksione të larta nëse nuk i jep fund luftës’
22/01 23:00
Top Channel/ Sulm me thikë në Gjermani/ Vritet një fëmijë 2 vjeç dhe një qytetar
22/01 22:36
Top Channel/ Musk “kriset” me Trump, kundër “Stargate” prej 500 miliardë USD
22/01 22:34
Top News – Trajnimi i rekrutëve të rinj ukrainas. Ushtarakët shqiptarë me mision në Britani
22/01 22:30
Top Channel/ Lideri suprem i Iranit paralajmëron Trump: E ardhmja do tregojë…
22/01 22:27
Top News – SHBA bllokon mijëra refugjatë. Anulohen fluturimet e emigrantëve nga Afganistani në Siri
22/01 22:15
Top Channel/ DASH anulon të gjitha udhëtimet e refugjatëve në SHBA, kategoria që nuk preket
22/01 20:07
Top Channel/ Strehohej në Kosovë, humb jetën gazetarja ukrainas, u gjet në banesë
22/01 20:05
Top Channel/ TikTok ‘në duart’ e Trump, çfarë pritet të ndodhë në SHBA?
22/01 20:04
Top Channel/ Macron e Scholz i përgjigjen Trumpit, tregojnë si duhet të jetë Evropa
22/01 19:27
Top News- BE përballë situatës gjeopolitike, Kos: Procesi integrimit është bërë më i vështirë
22/01 18:21
Top Channel/ “Mungesa e Ivanka-s, bashkëshortja e Trump më e fuqizuar”, ç’rol do ketë Zonja e Parë
22/01 18:02
Top Channel/ President i ri, orendi të reja! Ndryshimet pas largimit të Biden, ja çfarë hoqi Trump
22/01 17:57
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top News- Trump kërkon kanalin e Panamasë/ Reagon presidenti Mulino- Na përket neve
22/01 15:36
Top News- Izraeli e Gaza publikojnë shifrat/ Mijëra humbje jetësh, nuk përputhen deklaratat
22/01 15:09
DIGITALB DIGITALB - OFERTA