Top News- Ndahen paratë e fushatës/ PD e Alibeajt merr 25 mln lekë nga KQZ
22/04/2023 22:26

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë këtë të martë fondet për fushatën zgjedhore të 14 majit. Nga fondi prej 96 milion lekë kanë përfituar Partia Socialiste afërsisht 43 milionë Lekë, e dyta renditet Partia Demokratike afro 25 milionë Lekë dhe Partia e Lirisë afro 16 milionë Lekë. Partia Demokratike zyrtare me kryetarin e autorizuar Enkelejd Alibeaj është partia opozitare që ka përftuar më shumë para, pavarësisht se në këto zgjedhje garon vetëm për 14 bashki. Nga shuma fillestare, KQZ ka marrë edhe borxhin e kësaj force politike prej 600 mijë lekësh. Ndërsa në arkën e Partisë së Lirisë do të shkojë edhe fondi i vënë në dispozicion për Partinë Demokristiane të Nard Ndokës, që në këto vendore shkon në koalicion. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka firmosur dhe një akt-marrëveshje me subjektet përfituese të cilat në rast se nuk bëjnë transparente çdo shpenzim do të humbasin të drejtën për të përfituar nga fondet e buxhetit të shtetit për 5 vite ose duhet të kthejnë të gjithë shumën duke paguar dhe sanksionet që përcakton ligji elektoral. Ai që mbeti pa para në këtë fushatë, edhe pse bën takime e mitingje, me para burimi i të cilave është mister, është ish-kryeministri Sali Berisha. Nga koalicioni ku ai ka futur kandidatët e tij për kryebashkiakë, “Bashkë Fitojmë” i vetmi që mori para është Ilir Meta me Partinë e Lirisë.

Top Channel/ Olimpiada Shqipëri-Kosovë! Nxënësit në garë për gjuhën shqipe
23/01 19:50
Top Channel/ Nis përplasja, Shqipëri-Kroaci ‘hakmerren’ ndaj Serbisë
23/01 19:24
Top Channel/ I mori jetën kamerierit në Elbasan, dënohet Erjon Llapushi
23/01 19:21
Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
Top News- Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Fier/ U zhduk kur po shkonte për të peshkuar
23/01 17:33
Top News – Më shumë se 60 mijë aplikime në PER. Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 36 mije emigrantë
23/01 17:32
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me simptoma më agresive
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News- Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Gjykata e Londrës vendos ekstradimin e ‘vëzhguesit’
23/01 14:49
Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Në garën me Kinën mbi inteligjencën artificiale, Trump sinjalizon qëndrim agresiv
23/01 13:57
DIGITALB DIGITALB - OFERTA