Ndihmës sekretari i përgjithshëm i NATO-s Tom Goffus ka dënuar sulmin ndaj infrastrukturës kritike në kanalin e ujit “Ibër-Lepenc” në Zubin-Potokut më 29 nëntor. Gjatë një takimi me presidentin e Kosovës Vjosa Osmani në Bruksel, zyrtari i lartë i Aleancës Veri-Atlantike, ka kërkuar që të gjitha faktet në lidhje me sulmin të vërtetohen përmes një hetimi transparent dhe të plotë. “KFOR-i mbetet vigjilent. Koordinimi me KFOR-in është kyç për stabilitetin rajonal,” reagoi zëdhënësja e NATO-s, Farah Dakhlallah.