Ministria e Bujqësisë vendosi të ndalojë shitjen dhe tregtimin e derrave të gjallë në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve të gjallë në Lezhë pasi janë konstatuar raste me sëmundjen e murtajës afrikane të derrave. Ministria njofton se në një fermë në fshatin ishull ku ka patur 71 krerë derra, kanë ngordhur brenda pak ditëve 15 krerë. Pasi është kryer groposoja e kafshëve të ngordhura, disinfektimi i mjedisit, si dhe janë marrë kampione zyrtare, kampionet e dërguara nga kadavra të derrave të butë dhe të kryqëzuar, prej Shërbimit Veterinar Rajonal të Qarkut Lezhë, në Laboratorin e Referencës rezultuan pozitivë për praninë e sëmundjes së Murtajës Afrikane të Derrave.