Një 58-vjeçar është arrestuar nga policia e Kukësit, pasi ka goditur me grushte punonjësin e doganës. Bëhet me dije se ky person me qëllim për të shmangur kontrollet e policisë në automjetin e tij në doganën e Morinës ka goditur për shkak të detyrës me grushte në fytyrë njërin nga doganierët.