Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka miratuar rezultatin e votimeve për 12 qarqet e vendit, prej nga ku dolën 140 deputetët e rinj që do të përbëjnë parlamentin e ri të vendit të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit. Në mbledhjen e tabelave të rezultateve qark pas qarku, përveç Kukësit, rezultati i të cilit u miratua disa ditë më parë, KQZ miratoi rezultatin edhe për Tiranën, Durrës, Fier, Berat, Elbasan, Shkodër, Dibër, Lezhë, Vlorë, Korçë dhe Gjirokastër.