Miratohet në Kuvend paketa e rritjes së pagave në administratën publike dhe institucionet e tjera kushtetuese. Me 95 vota pro deputetët miratuan pagat dhe shpërblimet në institucionet e pavarura kushtetuese, kundër këtij projektligji votuan deputetët Bujar Leskaj, Dashnor Sulaj dhe Petrit Doda. Ndërkohë ligji për rritjen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve u miratua me 93 vota pro.