Top News – Miliarda Ukrainës para se të vijë Trump / Biden nxiton, armë e hua për vendin në luftë
11/12/2024 12:35

Shtetet e Bashkuara njoftuan se i kanë ndarë Ukrainës 20 miliardë dollarë hua, në kuadër të një pakete të mbështetjes prej 50 miliardë dollarësh, për të cilën grupi i vendeve më të industrializuara, G7, ka rënë dakord në verë. Administrata e presidentit aktual, Joe Biden, ka premtuar se do ta ndajë kredinë përpara fundit të vitit, për shkak të shqetësimeve se presidenti i zgjedhur, Donald Trump, mund ta ndalë mbështetjen e SHBA-së për vendin në luftë. Trump, i cili do ta marrë detyrën më 20 janar, ka kritikuar vazhdimisht ndihmat e SHBA-së për të, por ka thënë, gjithashtu, se do të mbështeste një program të huadhënies. Ukraina është shumë e varur nga ndihma ushtarake dhe financiare e SHBA-së dhe Evropës, në luftën e saj kundër pushtimit rus, që ka hyrë tashmë në vitin e tretë. Një paketë e ndihmës e SHBA-së, në vlerë prej 61 miliardë dollarësh, ka kaluar në prill, por ka të ngjarë që ajo të përfundojë deri në fillim të vitit të ardhshëm. Kjo bën që kredia prej 50 miliardë dollarësh e G7-ës të sigurojë që Ukraina ka fonde dhe armë të mjaftueshme për t’u mbrojtur gjatë pjesës së parë të vitit 2025, nëse Trump e ndalon mbështetjen e mëtejshme për të. “Këto fonde - të paguara nga të ardhurat e aseteve të pamobilizuara të Rusisë - do t’i ofrojnë Ukrainës një infuzion kritik të mbështetjes, ndërsa mbrohet kundër një lufte të paprovokuar agresioni”, tha sekretarja e Thesarit amerikan, Janet Yellen. Njoftimi për këtë hua vjen pas disa muajsh bisedime midis Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre - përfshirë Bashkimin Evropian - për mënyrën më të mirë për t’i përdorur asetet e ngrira ruse, me vlerë qindra miliarda dollarë, pa e shkelur ligjin ndërkombëtar. Thesari tha se Uashingtoni i ka transferuar 20 miliardë dollarë në një fond të Bankës Botërore, e cila do t’i vërë paratë në dispozicion të Ukrainës.

Top Channel/ Olimpiada Shqipëri-Kosovë! Nxënësit në garë për gjuhën shqipe
23/01 19:50
Top Channel/ Nis përplasja, Shqipëri-Kroaci ‘hakmerren’ ndaj Serbisë
23/01 19:24
Top Channel/ I mori jetën kamerierit në Elbasan, dënohet Erjon Llapushi
23/01 19:21
Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
Top News- Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Fier/ U zhduk kur po shkonte për të peshkuar
23/01 17:33
Top News – Më shumë se 60 mijë aplikime në PER. Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 36 mije emigrantë
23/01 17:32
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me simptoma më agresive
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News- Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Gjykata e Londrës vendos ekstradimin e ‘vëzhguesit’
23/01 14:49
Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Në garën me Kinën mbi inteligjencën artificiale, Trump sinjalizon qëndrim agresiv
23/01 13:57
DIGITALB DIGITALB - OFERTA