Deputetja Socialiste Blerina Gjylameti ka reaguar ndaj vendimit të Presidentit Meta që ktheu sot për rishqyrtim në Kuvend ligjin “Për gjendjen civile”. Përmes një postimi në Facebook, Gjylameti thekson se përmes këtij vendimi, Presidenti Meta po pengon zhvillimin e vendit, pasi ligji për Gjendjen Civile që ai kthehu ndihmon planifikimin urban, pasqyron realitetin, nxit bizneset dhe sipërmarrjen .