Top News – Meta jep pëlqimin për daljen në Eurobond / Kërkon sqarime për çfarë do përdoret borxhi
27/10/2021 17:34

Presidenti Ilir Meta i ka dhënë Kuvendit pëlqimin për hyrjen menjëherë në fuqi të ligjit për daljen e Shqipërisë në tregun e Eurobondit. Meta ka miratuar kërkesën e Kuvendit me disa rezerva për hyrjen në fuqi të projektligjit “Për Eurobondin, që do të emetohet nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë, miratimin e përjashtimeve nga tatimet e taksat dhe të parashikimeve për heqjen dorë nga imuniteti, në marrëveshjet që do të lidhen nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë”. Kjo dhënie pëlqimi bëhet e vlefshme vetëm pas miratimit të projektligjit nga Kuvendi. Kreu i Shtetit i bën thirrje deputetëve të shqyrtojnë me vëmendje këtë nismë para miratimit të saj, të konsiderojnë faktet, diskutojnë dhe vendosin me transparencë dhe përgjegjësi, pasi kemi të bëjmë me një instrument, që jo vetëm duhet trajtuar me kujdes, por duhet përdorur me efikasitet për ekonominë së vendit. Presidenti Meta i kërkon qeverisë, Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si dhe Komisionit për Ekonominë dhe Financat, që të paraqesin një raport para deputetëve dhe seancës plenare, në mënyrë shteruese lidhur me arsyet përse vijohet të ndiqet praktika e administrimit të financave të vendit me vendimmarrje urgjente; sqarimet ndaj rritjes së huamarrjes që duhet të trajtohet me kujdes ndaj rrezikut të kursit të këmbimitl; analizë e plotë të kostos dhe përfitimit të marrjes hua në tregun e brendshëm apo në tregun e huaj, ose një kombinim i tyre; një listim të saktë të projekteve që synohet të mbulohen me këtë shumë për të cilën po tentohet të dilet në Eurobond, veçanërisht nëse huamarrja synohet të përdoret për të financuar deficitin dhe borxhin e marrë. Presidenti përsërit thirrjen ndaj Qeverisë dhe Kuvendit, që në nisma të tilla ligjvënëse, të veprojnë në kohën e duhur, në mënyrë që t`u lihet hapësira e nevojshme të gjitha strukturave apo institucioneve për shqyrtimin dhe vlerësimin e tyre. Shqipëria pritet të marrë një hua prej 500-700 milionë eurosh përmes eurobondit. Sipas ministres Delina Ibrahimaj, Shqipëria pritet të dalë në tregjet ndëkombëtare deri në fund të tetorit.

Top News – Zbardhet marrëveshja Rama-Zelensky. Bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe atë diplomatik
22/01 21:57
Top Channel/ Një film për diktaturën! Selenica: Vuajtjet e shqiptarëve të dëgjohen!
22/01 19:59
Top Channel/ Vetëdorëzohen të kërkuarit në Shkkodër, të dyshuar për shumë ngjarje
22/01 19:26
Top Channel/ Përfshihet nga flakët banesa në Lushnje, dëme të shumta materiale
22/01 18:28
Top News- Rrahën 62-vjeçarin me sende të forta, kush janë dy të rinjtë që u dorëzuan në polici
22/01 17:09
Top News- Nga 1 shkurti ulet energjia/ Balluku- Më shumë matësa inteligjentë
22/01 16:54
Top News- Spak godet pasuritë e Çopjave, sekuestrohen 10 mln dollarë kriptovaluta e shumë prona
22/01 16:53
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top Channel/ Masakra e Dobraçit, vetëdorëzohen të kërkuarit
22/01 15:50
Top Channel/ Prej dy ditësh i zhdukur, jendet i mbytur në thellësi të lumit të Shalës
22/01 15:42
Top Channel/ SHBA u tërhoq nga OBSH, a do ketë pasoja të mëdha?!
22/01 15:32
Top Channel/ Hotelet e luksit pa taksa! PS, propozim në Kuvend për emra brand
22/01 15:24
Top Channel/ Tronditet grupi Çopja, iu kapen 10 mln USD kriptomonedha
22/01 15:19
Top Channel/ Rama promovon “Sazanin” në Davos, flet për projektin e Kushner
22/01 15:13
Top Channel/ E drejta shtetësisë përmes lindjes, nisin kundërshtimet e para për Trump, 22 shtete…
22/01 14:43
Top Channel/ Foshnja rrëmbehet në spital! Çifti morën vogëlushen dhe… prindërit përjetojnë tmerr
22/01 14:39
Top Channel/ Të kërkuar për masakrën e Dobraçit, vetëdorëzohen Izmir Sakica dhe Samuel Troshani
22/01 14:37
Top Channel/ Zyrtarisht nën hetim! Deputeti i PD paraqitet në GJKKO
22/01 14:36
Top News- U përfolën si të përfshirë në atentatin me 4 viktima në Dobraç, vetëdorëzohen në polici
22/01 14:22
Top Channel/ Shkëmbim territoresh dhe…plani sekret i Trumpit për fundin e luftës në Ukrainë!
22/01 14:19
DIGITALB DIGITALB - OFERTA