Giorgia Meloni i bëri thirrgje Gjykatës Europiane të Drejtësisë, që është gjykata më e lartë e BE-së që të refuzojë kërkesat e gjykatave italiane në lidhje me marrëveshjen e transferimit të emigrantëve të paligjshëm në dy qendrat e hapura në Shqipëri. Meloni foli në dhomën e ulët të Parlamentit italian para se të nisjes drejt Brukselit për të marrë pjesë në mbledhjen e radhës të Këshillit.