Më shumë se 36 mijë emigrantë kanë siguruar votimin me postë në zgjedhjet e 11 majit. Sipas të dhënave të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, deri më tani në Platformën Elektronike të Regjistrimit kanë aplikuar 60 mijë votues nga jashtë vendit. Nga këto kërkesa operatorët e KQZ kanë shqyrtuar 57 mijë e 841 nga të cilat janë miratuar më shumë se 36 mijë.