Inside Story ka zbardhur të tjera detaje lidhur me kompaninë e mbetjeve të rrezikshme drejt Tajlandës. Subjekti eksportues ishte ‘Sokolaj Shpk’, një kompani që ka veprimtari import-eksportin e mallrave të ndryshëm, përfshirë grumbullimin dhe transportimin e mbetjeve të rrezikshme. Kompania në fjalë, sipas Inside Story, zotërohet 100% nga Gjovana Sokolaj. Ish-zotërues kanë qenë Doni Sokolaj me 49% të kompanisë dhe shtetasi i huaj, turku Serdar Can Hakliol, që zotëronte 50% të aksioneve. Ky personazh, mendohet se ka lidhje të afërta me bosin e “Kurum International”. Dhe kjo shpjegon deklaratën shfajësuese të Kurum që dukej se diçka fshihte pas publikimit të skandalit.