Banka e Shqipërisë dhe Banka Evropiane e Investimeve kanë nënshkruar këtë të enjte një marrëveshje bashkëpunimi për zhvillimin e financave të gjelbra dhe për të mbështetur rritjen ekonomike të qëndrueshme në Shqipëri. Kjo marrëveshje, synon të forcojë qëndrueshmërinë e sistemit financiar shqiptar, duke integruar rreziqet klimatike në kuadrin rregullator dhe për të përgatitur Shqipërinë për harmonizimin me standardet e Bashkimit Evropian. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në fjalën e tij u shpreh se marrëveshja e firmosur është një hap konkret drejt tranzicionit të gjelbër.