Përfaqësues të Partisë Demokratike të drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, kanë zhvilluar disa ditë më parë një takim me të ngarkuarën me punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy Van Horn. Në takimin me zyrtaren amerikane kanë marrë pjesë Oerd Bylykbashi, Tomorr Alizoti, Jorida Tabaku, Helidon Bushati dhe Kreshnik Çollaku.