Në një takim me demokratët e Beratit, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, deklaroi Partisë Socialiste ka një krizë, ku sipas tij, kjo po ndodh për shkak te pazareve dhe parave të korrupsionit. “Ne kishim një konflikt se kush ishte zgjidhja më e mirë për PD-në. Nuk u zumë as për karrige, as për të ndarë influenca, as për të ndarë para, as për të vjedhur para, ndërsa këta kanë nisur një luftë të brendshme se kush është më shumë hajdut, se kush duhet të shkojë më parë në burg apo se kush merr njeri tjetrin ngjitur tek qelia e atyre që kanë shkuar të parët.”