Top News/ Lufta te pragu! Diplomacia nuk ‘pi ujë’ / Irani nuk tërhiqet, i vendosur për “hakmarrje”
06/08/2024 15:33

Një zyrtar i lartë i administratës së presidentit amerikan, Joe Biden, paralajmëroi për rrezikun e një konflikti të madh rajonal në lindjen e mesme të hënën. Ai foli në kushte anonimiteti për agjencinë e lajmeve Reuteres dhe tha se shkalla e përgjigjes së Iranit dhe Hezbollahut, do të ishte një faktor kyç në përcaktimin e shtrirjes së një konflikti të mundshëm. Pavarësisht përpjekjeve të shteteve perëndimore dhe atyre rajonale për të bindur Iranin që të mos hakmerret ose ta bëjë këtë në mënyrë të matur, Teherani u ka thënë zyrtarëve të huaj se do të përgjigjet "rreptësisht" pas vrasjes së liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, në Teheran. Në Liban, një burim i afërt me Hezbollahun tha se "një sulm hakmarrës është i pashmangshëm dhe diplomacia nuk është më një opsion ", duke shtuar se Irani dëshiron që sulmi të jetë "i ashpër", por të mos çojë në një luftë rajonale. Megjithatë, tha ai, kjo nuk përjashton mundësinë e një lufte në Liban mes Hezbollahut dhe Izraelit. Një zyrtar i lartë amerikan i fokusuar në Lindjen e Mesme tha se Uashingtoni po bënte gjithçka që mundej "për t'i bindur të gjitha palët që të mos arrijnë në një pikë nga ku nuk ka më kthim ", duke theksuar se shtetet e tjera në rajon dhe Evropa duhet të bëjnë më shumë. Një zyrtar i Katarit tha se Doha ishte në diskutime të vazhdueshme me Iranin për të ulur tensionet.

Top News- ShBA ‘fshesë’ emigrantëve ilegal/ Epoka Trump, Kongresi miraton projektligjin e ri
23/01 09:39
Top Channel Kina përgatitet për ‘luftë’ tregtare pas kërcënimeve të Trump për taksa për importet
22/01 23:17
Top Channel/ Trump e zbulon, ja çfarë shkruhej në letrën e Biden për Presidentin e ri
22/01 23:16
Top Channel/ SHBA “blindon” kufirin me Meksikën, shtohen 4500 trupa nga Garda Kombëtare
22/01 23:02
Top News – Zbulohet letra e Biden për Trump. ‘Zoti ju udhëzoftë, uroj të sillni paqe për kombin’
22/01 23:00
Top News – Trump kërcënon Putin. ‘Sanksione të larta nëse nuk i jep fund luftës’
22/01 23:00
Top Channel/ Sulm me thikë në Gjermani/ Vritet një fëmijë 2 vjeç dhe një qytetar
22/01 22:36
Top Channel/ Musk “kriset” me Trump, kundër “Stargate” prej 500 miliardë USD
22/01 22:34
Top News – Trajnimi i rekrutëve të rinj ukrainas. Ushtarakët shqiptarë me mision në Britani
22/01 22:30
Top Channel/ Lideri suprem i Iranit paralajmëron Trump: E ardhmja do tregojë…
22/01 22:27
Top News – SHBA bllokon mijëra refugjatë. Anulohen fluturimet e emigrantëve nga Afganistani në Siri
22/01 22:15
Top Channel/ DASH anulon të gjitha udhëtimet e refugjatëve në SHBA, kategoria që nuk preket
22/01 20:07
Top Channel/ Strehohej në Kosovë, humb jetën gazetarja ukrainas, u gjet në banesë
22/01 20:05
Top Channel/ TikTok ‘në duart’ e Trump, çfarë pritet të ndodhë në SHBA?
22/01 20:04
Top Channel/ Macron e Scholz i përgjigjen Trumpit, tregojnë si duhet të jetë Evropa
22/01 19:27
Top News- BE përballë situatës gjeopolitike, Kos: Procesi integrimit është bërë më i vështirë
22/01 18:21
Top Channel/ “Mungesa e Ivanka-s, bashkëshortja e Trump më e fuqizuar”, ç’rol do ketë Zonja e Parë
22/01 18:02
Top Channel/ President i ri, orendi të reja! Ndryshimet pas largimit të Biden, ja çfarë hoqi Trump
22/01 17:57
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top News- Trump kërkon kanalin e Panamasë/ Reagon presidenti Mulino- Na përket neve
22/01 15:36
DIGITALB DIGITALB - OFERTA