Top News-Lufta, kërcënim urgjent për botën! Liderët globalë mblidhen në Davos, paralajmërim i hidhur
15/01/2025 15:13

Liderët globalë kanë paralajmëruar se përshkallëzimi i konfliktit të armatosur është kërcënimi më urgjent në vitin 2025, por urgjenca klimatike pritet të shkaktojë po ashtu shqetësimin më të madh gjatë dekadës së ardhshme, sipas Forumit Ekonomik Botëror. Përpara mbledhjes së përvitshme në resortin zviceran të skive në Davos javën e ardhshme, Forumi ekonomik botëror pyeti më shumë se 900 drejtues nga biznesi, politika dhe bota akademike për rreziqet që i shqetësojnë më shumë. Me sytë nga 12 muajt e ardhshëm, 23% e të anketuarve kishin frikë nga "konfliktet e armatosura", pasi Rusia vazhdon të zhvillojë luftë në Ukrainë dhe një seri përleshjesh të tjera vdekjeprurëse vazhdojnë, duke përfshirë në Sudan dhe Gaza. E ndërsa zjarret shkatërruese vazhdojnë të tërbohen në Los Anxhelos, rreziku i dytë më i theksuar për vitin 2025 ishin "ngjarjet ekstreme të motit", të veçuara nga 14% e të anketuarve. Gjatë gjithë vitit të kaluar, një seri përmbytjesh, thatësirash dhe zjarresh dramatike nxorrën në pah ndikimin e krizës klimatike në modelet e motit, me shkencëtarët që zbuluan se ngrohja globale i bën ngjarje të tilla më të mundshme dhe, në shumë raste, më ekstreme. Kur udhëheqësve globalë iu kërkua të shikonin më tej dhe të identifikonin rreziqet më të mëdha me të cilat përballet bota gjatë dekadës së ardhshme, katër nga 10 përgjigjet e tyre kryesore kishin të bënin me krizën klimatike. Po ashtu, janë shfaqur edhe shqetësime në lidhje me inovacionin teknologjik dhe inteligjencën artificiale.

Top News – Zbardhet marrëveshja Rama-Zelensky. Bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe atë diplomatik
22/01 21:57
Top Channel/ Një film për diktaturën! Selenica: Vuajtjet e shqiptarëve të dëgjohen!
22/01 19:59
Top Channel/ Vetëdorëzohen të kërkuarit në Shkkodër, të dyshuar për shumë ngjarje
22/01 19:26
Top Channel/ Përfshihet nga flakët banesa në Lushnje, dëme të shumta materiale
22/01 18:28
Top News- Rrahën 62-vjeçarin me sende të forta, kush janë dy të rinjtë që u dorëzuan në polici
22/01 17:09
Top News- Nga 1 shkurti ulet energjia/ Balluku- Më shumë matësa inteligjentë
22/01 16:54
Top News- Spak godet pasuritë e Çopjave, sekuestrohen 10 mln dollarë kriptovaluta e shumë prona
22/01 16:53
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top Channel/ Masakra e Dobraçit, vetëdorëzohen të kërkuarit
22/01 15:50
Top Channel/ Prej dy ditësh i zhdukur, jendet i mbytur në thellësi të lumit të Shalës
22/01 15:42
Top Channel/ SHBA u tërhoq nga OBSH, a do ketë pasoja të mëdha?!
22/01 15:32
Top Channel/ Hotelet e luksit pa taksa! PS, propozim në Kuvend për emra brand
22/01 15:24
Top Channel/ Tronditet grupi Çopja, iu kapen 10 mln USD kriptomonedha
22/01 15:19
Top Channel/ Rama promovon “Sazanin” në Davos, flet për projektin e Kushner
22/01 15:13
Top Channel/ E drejta shtetësisë përmes lindjes, nisin kundërshtimet e para për Trump, 22 shtete…
22/01 14:43
Top Channel/ Foshnja rrëmbehet në spital! Çifti morën vogëlushen dhe… prindërit përjetojnë tmerr
22/01 14:39
Top Channel/ Të kërkuar për masakrën e Dobraçit, vetëdorëzohen Izmir Sakica dhe Samuel Troshani
22/01 14:37
Top Channel/ Zyrtarisht nën hetim! Deputeti i PD paraqitet në GJKKO
22/01 14:36
Top News- U përfolën si të përfshirë në atentatin me 4 viktima në Dobraç, vetëdorëzohen në polici
22/01 14:22
Top Channel/ Shkëmbim territoresh dhe…plani sekret i Trumpit për fundin e luftës në Ukrainë!
22/01 14:19
DIGITALB DIGITALB - OFERTA