Top News – Los Anxhelosi vazhdon të digjet / Garda Kombëtare mbron shtëpitë nga grabitësit
14/01/2025 12:01

Autoritetet në Los Anxhelos njoftojnë se kushtet e motit janë të rrezikshme dhe se prej tyre mund të rindizen zjarret. Erërat që priten dhe thatësira përbëjnë një rrezik të lartë për zjarri në pjesën më të madhe të Los Anxhelosit, tha shefi i Zjarrfikësve të qarkut Los Anxhelosit, Anthony Marrone. Kurse drejtorja e Departamentit të Zjarrfikësve të Los Anxhelosit, Kristin Croëley, bëri të qartë se rreziku ende nuk është shmangur dhe kërkoi që të mos ulet vigjilenca. Autoritetet amerikane thonë se në zonën më të madhe të Los Anxhelosit, numri i njerëzve të vdekur nga zjarret e tmerrshme të ditëve të fundit ka shkuar në 24. Sipas raportit të fundit, 16 persona humbën jetën në zjarrin "Eaton" pranë Altadenës dhe Pasadenës, ndërsa tetë vdiqën në rajonin perëndimor pranë Paqësorit. Operacionet e shuarjes së zjarrit janë duke vazhduar, por zjarri ka përfshirë shumë godina dhe akoma nuk është nën kontroll. Kjo është një tjetër arsye pse autoritetet kanë frikë se numri i viktimave do të vazhdojë të rritet.Sipas të dhënave të zjarrfikësve Cal Fire, 12.000 ndërtesa u shkatërruan. Vetëm i ashtuquajturi "Zjarri Palisades" shkatërroi 9.500 hektarë, ndërsa zjarri "Eaton"shkatërroi rreth 5.660 hektarë. Sipas guvernatorit kalifornian Gavin Neësom, mund të duhen gjashtë deri në nëntë muaj për të pastruar rrënojat pas zjarreve në Los Anxhelos. E ndërkohë kanë shpërthyer edhe vjedhjet në shtëpitë e djegura apo ato të boshatisura. Policia ka arrestuar disa persona, mes të cilëve edhe një grabitës të veshur me uniformë zjarrfikësi. "Ka njerëz që do të bënin gjithçka për të shfrytëzuar viktimat të kësaj tragjedie”, tha shefi i Policisë së LOs Anxhelesit, Jim Mcdonnell. Që nga e premtja janë angazhuar për mbrojtjen e zonave edhe ushtarët e Gardës Kombëtare. Ditët e fundit janë angazhuar edhe më shumë autoritete për shuarjen e zjarreve, por deri tani nuk kanë arritur t'i fusin nën kontroll të plotë.

Top Channel Kina përgatitet për ‘luftë’ tregtare pas kërcënimeve të Trump për taksa për importet
22/01 23:17
Top Channel/ Trump e zbulon, ja çfarë shkruhej në letrën e Biden për Presidentin e ri
22/01 23:16
Top Channel/ SHBA “blindon” kufirin me Meksikën, shtohen 4500 trupa nga Garda Kombëtare
22/01 23:02
Top News – Zbulohet letra e Biden për Trump. ‘Zoti ju udhëzoftë, uroj të sillni paqe për kombin’
22/01 23:00
Top News – Trump kërcënon Putin. ‘Sanksione të larta nëse nuk i jep fund luftës’
22/01 23:00
Top Channel/ Sulm me thikë në Gjermani/ Vritet një fëmijë 2 vjeç dhe një qytetar
22/01 22:36
Top Channel/ Musk “kriset” me Trump, kundër “Stargate” prej 500 miliardë USD
22/01 22:34
Top News – Trajnimi i rekrutëve të rinj ukrainas. Ushtarakët shqiptarë me mision në Britani
22/01 22:30
Top Channel/ Lideri suprem i Iranit paralajmëron Trump: E ardhmja do tregojë…
22/01 22:27
Top News – SHBA bllokon mijëra refugjatë. Anulohen fluturimet e emigrantëve nga Afganistani në Siri
22/01 22:15
Top Channel/ DASH anulon të gjitha udhëtimet e refugjatëve në SHBA, kategoria që nuk preket
22/01 20:07
Top Channel/ Strehohej në Kosovë, humb jetën gazetarja ukrainas, u gjet në banesë
22/01 20:05
Top Channel/ TikTok ‘në duart’ e Trump, çfarë pritet të ndodhë në SHBA?
22/01 20:04
Top Channel/ Macron e Scholz i përgjigjen Trumpit, tregojnë si duhet të jetë Evropa
22/01 19:27
Top News- BE përballë situatës gjeopolitike, Kos: Procesi integrimit është bërë më i vështirë
22/01 18:21
Top Channel/ “Mungesa e Ivanka-s, bashkëshortja e Trump më e fuqizuar”, ç’rol do ketë Zonja e Parë
22/01 18:02
Top Channel/ President i ri, orendi të reja! Ndryshimet pas largimit të Biden, ja çfarë hoqi Trump
22/01 17:57
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top News- Trump kërkon kanalin e Panamasë/ Reagon presidenti Mulino- Na përket neve
22/01 15:36
Top News- Izraeli e Gaza publikojnë shifrat/ Mijëra humbje jetësh, nuk përputhen deklaratat
22/01 15:09
DIGITALB DIGITALB - OFERTA