Top News – Lista Serbe, paralajmëron protestë! Reagon Osmani, Kurti dhe Policia e Kosovës
05/11/2022 21:18

Pas vendimit të Listës Serbe, për tu larguar nga të gjitha instucionet qendrore të Kosovës, zyra e presidencës dhe kryeministri Albin Kurti, dolën në një reagim zyrtar. Shefi i kabinetetit i presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela tha se Serbia po i detyron dhe nxit serbët e Kosovës që të braktisin punën e tyre në institucionet e Kosovës. “Serbia po i detyron dhe nxit serbët e Kosovës që të braktisin punën e tyre në institucionet e Kosovës. Ky akt i ngjan nxitjes së Rusisë në Donbas në vitin 2014. Ajo gjithashtu tregon se Lista Serbe është ‘gllabëruar ‘ dhe trajtohet si një mjet për të destabilizuar Kosovën nga regjimi i Vuçiqit”, shkruan Vela. Kreu i qeverisë Albin Kurti po ashtu hodhi akuza ndaj presidentit serb Aleksandër Vucic, duke thënë se ai ka gënjyer amerikanët dhe europianët. Kurti shtoi se kjo është një luftë për pushtet mes Vucic dhe ministrit të jashtëm të Serbisë. “Serbia duke mos qenë vend demokratik po bëhet vegël e Kremlinit. Po ashtu, duket që ish zëdhënësi i partisë së Milosheviqit, tash ministër i jashtëm i Serbisë, është më i pushtetshëm sesa ish ministri i informatave të Milosheviqit, tash presidenti i Serbisë. Kjo është betejë personale e tyre për pushtet, as për qytetarët dhe as për shtet.” Policia e Kosovës në një reagim në Fb, tha se forcat policore janë në gatishmëri të plotë për të garantuar rendin dhe sigurinë publike. Njësitë policore të rendit publik dhe ato kufitare po qarkullojnë sipas angazhimeve dhe se nuk ka asnjë përfshirje për dërgim të nëjsive special në veri të Mitrovicës, sic është publikuar në media, sqaron policia e Kosovës. Lista Serbe ka paralajmëruar se të dielën do të mbajnë protestë në asamblenë e përgjitshme nacionale në Mitrovicën e Veriut në orën 12, sipas tyre për ti treguar Europës se shteti i tyre i vetëm është Serbia dhe presidentii tyre është Aleksandër Vucic.

Top News- Hidhet granatë dore në Pejë, autorët në drejtim të paditur
23/01 19:56
Top News- Përhapje masive e gripit në Kosovë/ IKSHPK: Rritja e rasteve ka tejkaluar pragun epidemik
23/01 18:30
Top Channel/ Premtimet e fushatës, “sekreti” i politikanëve në Kosovë për të bindur zgjedhësit
23/01 15:30
Top News – Fushatë pa program. Analistët kryqëzojnë VV: Po ikën nga realiteti
23/01 14:47
Top News – LDK kërkon debat publikë me Kurtin. Mustafa: Kosova e meriton, flasim për të ardhmen
23/01 14:46
Top News – Muzeu i ‘Fëmijëve të Luftës’ / Hapet në Kosovë me vizatime dhe lodra
23/01 14:09
Top Channel/ Hapet “Muzeu i Fëmijëve të Luftës” në Prishtinë, pikturat tregojnë tmerret e luftës
23/01 12:36
Top Channel/ Kurti: Në Nato, pastaj në BE/ Kryeministri i Kosovës firmosi për Tregtinë e Lirë
22/01 23:10
Top Channel/ Alarmi për Kosovën: Po minohet demokracia!
22/01 19:56
Top News-Beteja e programeve ekonomike/ Ekspertët: Partitë politike nuk po ofrojnë zgjidhje konkrete
22/01 16:51
Top News – Osmani: Kosova ka mbështetjen e Trump. Presidentja sqaron pse nuk mori pjesë në inagurim
21/01 22:00
Top Channel/ Peter Sorensen, i dërguari i ri i BE për marrëdhëniet Kosovë-Serbi
21/01 15:25
Top News – Ndikimi i Trump në dialogun Kosovë-Serbi. Qytetarët të ndarë: Nuk do ketë ndryshim
21/01 12:39
Top News – 19 vite pa Ibrahim Rrugovën. Përkujtohet ish-presidenti i parë i Kosovës
21/01 12:28
Top News- Haradinaj takon Grenell/ Kreu i AAK: Synimi kryesor, anëtarësimi në NATO
20/01 11:07
Top News – Frika për tensione gjatë zgjedhjeve/ NATO dërgon trupa shtesë në Kosovë
20/01 10:22
Top News – Flakë masive zjarri, shkrumbohet qendra tregtare në Kosovë.
19/01 14:12
Top News – Qytetarët dënojnë politikanët. Shqetësim gjuha e ashpër gjatë fushatës në Kosovë
19/01 14:08
Top News – ​Vëzhguesit e BE dalin në terren. Kosovë, monitorohet fushata dhe procesi zgjedhor
19/01 14:07
Top News – NATO, ushtarë shtesë në Kosovë / Do të ndihmojnë për zgjedhjet e përgjithshme
19/01 12:28
DIGITALB DIGITALB - OFERTA