Top News – Liroi nga burgu vrasësin e 23 vjeçares/ ILD nis verifikimin për gjyqtarin Piro Sota
11/09/2021 19:46

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka nisur verifikimet në lidhje me procedurën e ndjekur në rastin e lirimit nga burgu të vrasësit të 23-vjeçares, Sabrina Bendaj. “Prej momentit të parë, jam duke ndjekur me vëmendje raportimet mbi ngjarjen e rëndë të vrasjes së një 23 vjecareje nga ish bashkëshorti në Zhupan të Fierit. Ka nisur menjëherë vlerësimi i rastit dhe i të dhënave që dalin në media mbi veprimet e magjistratëve”, thuhet në deklaratën e shkurtër të ILD-së. 23-vjeçarja Sabrina Bendaj u vra nga ish-bashkëshorti Elton Meta, 31 vjeç në ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Zhupan të Fierit. Elton Meta kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu, ndërkohë që vijonte të shqetësonte ish-bashkëshorten e tij, pavarësisht se kundrejt saj ezkustonte urdhri i mbrojtjes I caktuar nga gjykata. Mësohet se vendimi për lirimin e Metës është dhënë nga gjyqtari Piro Sota. Ky i fundit është dorëhequr dhe KPA ka vendosur ndërprerjen e hetimeve të mëtejshme për të, duke e përjashtuar automatikisht me 15 vite nga drejtësia. Në dokumentet e siguruar nga Top Channel mësohet se Elton Bengaj Metaj dhe Sabrina Bengaj ishin ndarë prej gati një viti. Në janar, prokurori i çështjes, Çlirim Sina pa pasur pretendim nga familjarët apo i pandehuri dhe ka kërkuar në gjykatë që Elton Meta të mos qëndrojë në qelinë e paraburgimit të Fierit, por të shkojë në spitalin e burgut të Zaharisë, për ata që janë me probleme të shëndetit mendor, bazuar mbi një ekspertizë nga mjekë të Institutit Ligjor. Gjykata me një vendim të gjyqtarit Piro Sota, kishte vendosur më 1 mars 2021 caktimin si masë mjekësore ndaj Elton Metaj Bengaj, atë të ‘mjekimit të detyruar në një institucion mjekësor’. Po kështu, kishte vendosur dhe pushimin e çështjes penale të ndërmarrë një vite më parë për ‘Dhunë në familje’, ‘Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik’, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’. Ndërsa më 26 korrik 2021, po Gjykatësi Piro Sota ka vendosur zëvendësimin e masës mjekësore ndaj Metaj, nga ‘mjekim i detyruar në një institucion mjekësor’ në masën mjekësore ‘mjekim i detyruar ambulator’ nën kujdesin e babait të tij Bashkim Meta. Këto masa dhe vendime gjykatash nuk mundën të parandalonin krimin e rëndë në Fier që i mori jetën një nëne të re, të një vajze 3-vjeçare.

Top Channel/ 6 ton kokainë! Goditet rrjeti kriminal nga Shqipëria, Bullgaria, Kolumbia e Spanja
24/01 22:02
Top Channel/ Riaktivizohet marrëveshja me Italinë! Pritet të niset një tjetër anije me emigrantë
24/01 19:43
Top Channel/ Afganët në Shëngjin të shqetësuar, reagojnë pas vendimit të Trump
24/01 19:37
Top News- Aksione antidrogë në Tiranë/ Me kokainë dhe hashash, arrestohen 2 persona
24/01 16:02
Top Channel/ Urdhri i Trump prek afganët e strehuar në Shëngjin
24/01 15:45
Top News – ‘1 mln shqiptarë nuk votojnë’ PD kërkon pjesëmarrje edhe pa ID e pasaporta
24/01 15:40
Top News – Dritan Rexhepi nuk do ‘313’-n. Dështon seanca e parë për zhdukjen e Jan Prengës
24/01 15:28
Top Channel/ Taksistët në protestë, çfarë kërkojnë nga Bashkia e Elbasanit
24/01 15:27
Top News – Trump heq ‘non gratën’? Berisha – Do ndërmarr hapa konkretë
24/01 15:26
Top Channel/ Shoqëria civile kundër Serbisë : BE të dënojë dëbimin e aktivistëve
24/01 15:23
Top Channel/ Rama i prerë: Fund skandaleve te Onkologjiku!
24/01 15:21
Top News- Një vit burg për kryebashkiakun/ Edison Memolla dënohet nga GJKKO për korrupsion zgjedhor
24/01 15:20
Top Channel/ Shqiptari i rrezikshëm arratiset nga burgu në Itali
24/01 15:20
Top Channel/ Eliminohet postieri në Kamëz, u qëllua 200 metra pasi doli nga banesa
24/01 15:19
Top Channel/ GJKKO rrëzon SPAK, i kthen çështjen për deputetin demokrat
24/01 15:17
Top Channel/ Dënohet me burg kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla
24/01 15:16
Top News – Berisha, thirrje emigrantëve për protesta.’Një milion nuk votojnë dot’
24/01 15:14
Top News – ‘E turpshme, marrëzi’ Berisha ngre shqetësime për votën e diasporës
24/01 15:13
Top News – Demostrata në ambasada! Berisha njofton lëvizjen e radhës
24/01 15:10
Top News- Përkeqësohet shëndeti/ Kryepeshkopi Anastas, në gjendje kritike për jetën
24/01 14:47
DIGITALB DIGITALB - OFERTA