Gjykata e Tiranës ka dënuar me 4 vite burg sanitaren Tire Alldervishi, për veprën penale ‘Mashtrimi’, e cila u vodhi para pacientëve tek Sanatoriumi, gjatë periudhës së COVID-19. Duke qenë se ekzekutimi i këtij dënimi ka nisyr që prej, 12 janarit 2021, ditën e arrestimit të saj, togat e zeza urdhëruan pezullimin e dënimit me burg për 11 muajt e mbetur për Tire Alldervishin, dhe vënien në shërbim prove për 22 muaj me kusht që gjatë kohës së proves të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale. Për infermirët Mira Bushi, Sidorela Çela, Sheqerije Kocin, Gylbra Halilajn dhe Erjola Jazxhi që akuzohen për veprat penale mashtrim me pasoja të rënda dhe shpërdorim detyre, Gjykata e Tiranës I ka deklaruar të pafajshme. E pafajshme po ashtu është shpallur dhe sanitarja Rukije Hoxhaj.