Këtë të diel është zhvilluar në Himarë operacioni për lirimin e plazheve publike, duke çuar nën hetim 3 shtetas. Aksioni nisi prej Dhërmiut, ku edhe u konstatuan 3 raste të pushtimit të hapësirave publike për t’i shfrytëzuar me qëllim fitimin. Operacioni u krye nga Komisariati i Policisë Himarë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake të Himarës.