Instituti Kombëtar i Shëndetësisë të Publike të Kosovës ka konfirmuar rasti i parë në Kosovë me Mpox, linë e majmunëve. I infektuari me këtë virus është një shtetas 30-vjeçar. Instituti tha se I riu është hospitalizuar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës që prej 24 dhjetorit, pasi ishte kthyer nga Afrika Perëndimore dhe kishte simptoma sikurse temperaturë, ethe, ndryshime në lëkurë, në fytyrë në duar dhe kruarje. Instituti ka bërë me dije se janë gjurmuar të gjitha kontaktet e personit të infektuar dhe të familjarëve të tij, të cilëve u janë dhënë rekomandimet për masat e parandalimit dhe të kontrollit të infeksionit. Instituti shtoi se personat që preken nga lia e majmunëve zakonisht përjetojnë simptoma të lehta apo mesatare, të cilat zgjasin dy deri në katër javë.