Gjatë tre javëve të para të muajit janar, policia rrugore e Lezhës ka vënë në pranga 8 drejtues mjetesh, nga të cilët 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Ndërkohë janë vendosur mbi 2 mijë gjoba, kryesisht për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara, parakalime dhe parkime të gabuara, përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit, mosvendosje të kaskës mbrojtëse, drejtim të mjetit pas përdorimit të pijeve alkoolike si dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.