Autoritetet e Kosovës u janë drejtuar edhe zyrtarisht kancelarive perëndimore, ku u kërkohet që të ushtrojnë trysni dhe bëjnë përgjegjëse Serbinë për sulmin terrorist në ujësjellësin Ibër-Lepenc. Pak pas shpërthimit, institucionet e Kosovës shpërndanë një dokument me gjetjet paraprake në kryeqytetet dhe institucionet perëndimore. Në dokumentin që e raportuar nga Zëri i Amerikës, thuhet se “një akt i qëllimshëm i sabotimit në afërsi të Zubin Potokut dëmtoi infrastrukturën më kritike në Republikën e Kosovës, konkretisht një kanal ujësjellësi jetik për furnizimin me ujë të pijshëm për rreth 700,000 qytetarë. Objektivi kryesor ishte të shkaktohej një ndërprerje mbarëkombëtare e energjisë duke nxjerrë jashtë punës termocentralet që prodhojnë mbi 60 për qind të energjisë elektrike të Kosovës”.