Lidhja Demokratike e Kosovës përsëriti kërkesën e saj për një debat publik ndërmjet kandidatit të tyre për kryeministër, Lumir Abdixhikut, dhe kryeministrit aktual të Kosovës, Albin Kurtit. Zëdhënësi i kësaj force politike, Besian Mustafa, në një konferencë për media ka kërkuar nga gazetarët dhe qytetarët që të pyesin Albin Kurtin, përse nuk pranon një debat të tillë, për të folur për një temë të vetme, për të ardhmen e Kosovës.