Marrja e shtetësisë në Itali pritet të lehtësohet së shpejti, duke bërë kështu që shumë shqiptarë që kanë zgjedhur Italinë për të jetuar, të mund të kenë një pasaportë të këtij shteti. Për këtë, Italia do të mbajë një referendum historik nëse rregullat për shtetësinë me vendbanim duhet të lehtësohen pasi propozimi të marrë vulën përfundimtare të miratimit nga Gjykata Kushtetuese italiane.