Teksa ndodhet në fund të detyrës si I dërguar I BE për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, paralajmëroi për një rrezik eminent për destabilizim të Ballkanit Perëndimor, nëse nuk do të ketë angazhim në dialog dhe do të vijohet me veprime të pakoordinuara. Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, Lajçak e ka pranuar se nuk është bërë mjaftueshëm për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, të arritur mes palëve vitin e kaluar. Sipas tij palët duhet ta dine se pa zbatimin e atyre marrëveshje, rruga drejt BE është e pamundur. Ndërkohë një koment e pati edhe mbi faktorët që pengojnë normalizimin mes dy vendeve. “Nëse më pyesni mua, problemi është se të dyja shoqëritë nuk janë gati për normalizim. Nuk shoh ndonjë shtyrje nga brenda, nga partitë politike, nga akademia, nga shoqëria civile, që të kërkojnë që udhëheqësit të bëjnë përparim drejt normalizimit. Përkundrazi, sa herë që ka një marrëveshje, ka më shumë kritika se janë bërë lëshime. Udhëheqësit nuk inkurajohen të bëjnë përparim drejt normalizimit.”, thekson Lajçak. Sipas Lajçak, pavarësisht nëse palët do të arrijnë njohje të ndërsjellë, pa normalizim nuk ka integrim. Ndërkohë zyrtari europian e konsideroi shans të humbur nga BE mosheqjen e masave ndaj Kosovës pas rastit të Banjskës.