Shkencëtarët kanë paralajmëruar se Afrika po ndahet në dysh më shpejt sesa mendohej më parë. Një çarje 56 km e gjatë në shkretëtirën e Etiopisë u shfaq në vitin 2005, por që atëherë ajo është zgjeruar me një normë prej një centimetre e gjysmë në vit. Studiuesit më parë besonin se ndarja do të merrte dhjetëra miliona vjet, por Ken Macdonald, një profesor në Universitetin e santa Barbarës në Kaliforni, thotë se ka të ngjarë që ndarja të ndodhë brenda një deri në pesë milion vjet. Ndarja do të krijonte gjithashtu një oqean dhe kontinent të ri në Tokë.