Uniteti mes demokratëve, por edhe mbështetja e ndërkombëtarëve, ishin dy mesazhet kryesore që tentoi të përcjellë Kuvendi i Rithemelimit i 30 prillit. Ftesa e hapur për rikthim politikanësh të larguar gjatë tetë viteve të fundit u has me akuzat se kjo elitë e vjetër politike nuk jep më alternativë. Karriget bosh të 32 deputetëve, por edhe të anëtarëve ekzistues të këshillit kombëtar, treguan deri diku mungesën e mbështetjes që Berisha ka në grupin parlamentar.