Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti udhëton këtë të enjte drejt Sarajevës, ku do të marrë pjesë në një konferencës rajonale me ftesë të një organizate joqeveritare. Bosnja nuk njeh pavarësinë e Kosovës dhe vizita e Albin Kurtit, edhe pse nuk është zyrtare, ka tërbuar udhëheqësin e serbëve të Bosnjes, Milorad Dodik, që përsëriti zotimin se nuk do të lejojë shqiptarët e Kosovës që të hyjnë në vend vetëm me karta identiteti. ‘Nuk do të lejojmë që shqiptarëve nga ai rajon t’u lejohet hyrja me letërnjoftim, sepse do të nënkuptonte njohje të Kosovës’, deklaroi Dodik.