Top News – Kurti merr detyrën/ Pandemia dhe ekonomia, sfida kryesore
23/03/2021 16:10

Në një ceremoni shtetërore, kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti mori detyrën e re të cilën ia dorëzoi kryeministri i deritanishëm i Kosovës, Avdullah Hoti. Qeveria e Albin Kurtit, mori një ditë më parë besimin e 67 deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe e krijoi ekzekutivin e ri me partitë e komuniteteve jo serbe. Qeveria e tij ka tre zëvendëskryeministra dhe 15 ministri, pesë prej të cilave do të udhëhiqen nga gra. Menaxhimi i pandemisë dhe ringjallja e ekonomisë u theksuan si sfidat kryesore nga kryeministri i ri i Kosovës në mbledhjen ceremoniale të kabinetit të ri. Kurti tha se duhet të ulen rastet me koronavirus e të eliminohen vdekjet. “......Sfidat janë të mëdha. Përtej veprimeve urgjente në menaxhimin e pandemisë, duhet të veprojmë shpejt që të ndalim humbjet financiare nga kompanitë publike, por edhe të ndalim recesionin ekonomik, duke ndihmuar sektorin privat që të shpëtojmë vendet e punës dhe prodhimin. Pres që në tavolinën time të vijë urgjent, si plani për menaxhimin e pandemisë, po ashtu edhe plani për ringjalljen ekonomike” Kurti po ashtu tha se në ndërmarrjet publike do të bëhet auditim, për të parë performancën e tyre dhe nëse zbulohen afera, atëherë do të ndërhyhet. Edhe gjatë paraqitjes së ekspozesë para Kuvendit të Kosovës, Kurti vlerësoi se pandemia mbetet sfida kryesore. Ai ka thënë se synon të sigurojë vaksina kundër koronavirusit për të imunizuar 60 për qind të popullatës. Kosova është vendi i vetëm në Evropë që nuk ka nisur fushatën e imunizimit kundër koronavirusit.

Top News- Grenell mesazh ndaj Kurtit/ Diplomati: Çoi marrëdhëniet Kosovë-SHBA në pikën më të ulët
23/01 22:37
Top News- Hidhet granatë dore në Pejë, autorët në drejtim të paditur
23/01 19:56
Top News- Përhapje masive e gripit në Kosovë/ IKSHPK: Rritja e rasteve ka tejkaluar pragun epidemik
23/01 18:30
Top Channel/ Premtimet e fushatës, “sekreti” i politikanëve në Kosovë për të bindur zgjedhësit
23/01 15:30
Top News – Fushatë pa program. Analistët kryqëzojnë VV: Po ikën nga realiteti
23/01 14:47
Top News – LDK kërkon debat publikë me Kurtin. Mustafa: Kosova e meriton, flasim për të ardhmen
23/01 14:46
Top News – Muzeu i ‘Fëmijëve të Luftës’ / Hapet në Kosovë me vizatime dhe lodra
23/01 14:09
Top Channel/ Hapet “Muzeu i Fëmijëve të Luftës” në Prishtinë, pikturat tregojnë tmerret e luftës
23/01 12:36
Top Channel/ Kurti: Në Nato, pastaj në BE/ Kryeministri i Kosovës firmosi për Tregtinë e Lirë
22/01 23:10
Top Channel/ Alarmi për Kosovën: Po minohet demokracia!
22/01 19:56
Top News-Beteja e programeve ekonomike/ Ekspertët: Partitë politike nuk po ofrojnë zgjidhje konkrete
22/01 16:51
Top News – Osmani: Kosova ka mbështetjen e Trump. Presidentja sqaron pse nuk mori pjesë në inagurim
21/01 22:00
Top Channel/ Peter Sorensen, i dërguari i ri i BE për marrëdhëniet Kosovë-Serbi
21/01 15:25
Top News – Ndikimi i Trump në dialogun Kosovë-Serbi. Qytetarët të ndarë: Nuk do ketë ndryshim
21/01 12:39
Top News – 19 vite pa Ibrahim Rrugovën. Përkujtohet ish-presidenti i parë i Kosovës
21/01 12:28
Top News- Haradinaj takon Grenell/ Kreu i AAK: Synimi kryesor, anëtarësimi në NATO
20/01 11:07
Top News – Frika për tensione gjatë zgjedhjeve/ NATO dërgon trupa shtesë në Kosovë
20/01 10:22
Top News – Flakë masive zjarri, shkrumbohet qendra tregtare në Kosovë.
19/01 14:12
Top News – Qytetarët dënojnë politikanët. Shqetësim gjuha e ashpër gjatë fushatës në Kosovë
19/01 14:08
Top News – ​Vëzhguesit e BE dalin në terren. Kosovë, monitorohet fushata dhe procesi zgjedhor
19/01 14:07
DIGITALB DIGITALB - OFERTA