Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti e vijoi fushatën e tij me qytetarët në Viti, të cilëve u kërkoi që në zgjedhjet e nëntë shkurtit të votojnë për sovranitet dhe të bëhen bashkë në numrin 118. Ata që i takoni gjatë dy javëve të ardhshme derisa bisedoni se qysh duhet me votua numrin 118 dhe nëse rastësisht dikush prej tyre, ndonjë kushëri i largët po mendoj se do të votojë për një parti tjetër me atë numrin tjetër, jo 118. Unë ju kisha sugjeruar t’i thoni kështu, në vitin 2029 të gjithë aman krejt do të votojnë Vetëvendosjen. Pse po e shtyn për katër vjet. Në vitin 2029 edhe ata që se kanë mendjen me na votua tash atëherë kanë me na votua neve. Prandaj më 9 shkurt, mos e zgjat, Lëvizja Vetëvendosje 118. Sigurisht që territorit ia kemi shtuar integritetit, ekonomisë prodhimin. Prodhimit, punësimin dhe punësimit, arsimit. Por ajo çka e kemi më përzemër është se shtetit tonë ia kemi vendosur sovranitetin. Prandaj sot kauza për sovranitet po thërret që të bëhemi bashkë 118. Sovranitet, sovran 118, sovran 118, sovran 118