Zhak Musa dhe dy djemtë e tij merreshin me kultivimin e lëndëve narkotike në vazot me lule në banesë. 3 anëtarët e familjes, dy prej të cilëve ranë në pranga dhe njëri prej djemve 16-vjeçar u procedua penalisht nga uniformat blu, kultivonin bimët narkotike në banesën e tyre. Nëpërmjet një njoftimi zyrtar për mediat, policia eTiranës thotë se pasi Zhak Musa dhe dy djemtë e tij kultivonin lëndën narkotike në banesë, e ndanin në doza e më pas e shisnin në zona të ndryshme të kryeqytetit.