Princesha Charlene e Monakos më në fund ëhstë kthyer në principatë pasi qëndroi për 10 muaj e vetme në Afrikën e Jugut, larg nga Princi Albert dhe dy fëmijët e tyre, binjakët gjashtë vjecarë Zhak dhe Gabriela. Charlene u kthye në Monako mëngjesin e të hënës pasi kishte fluturuar në bordin e një avioni privat nga qyteti afrikano jugor i Durbanit në Nicë të Francës.