Top News – Kthesa e Metës, uron Begajn/ Mesazhe edhe nga përfaqësues ndërkombëtarë
04/06/2022 21:54

Menjëherë pas zgjedhjes së Bajram Begajt në postin e presidentit të ri të republikës me votat e 78 deputetëve të Kuvendit, erdhën dhe reagimet e para nga faktorë vendas dhe ndërkombëtarë. Përshëndetjet nga radhët e kabinetit qeveritar për presidentin e sapozgjedhur nuk mund të mungonin, por një mesazh urimi erdhi dhe nga një prej kundërshtarëve kryesorë të kësaj mazhorance, ai nga presidenti aktual Ilir Meta. Përmes një postimi të shkurtër në rrjetet sociale Meta zgjodhi të urojë pasardhësin e tij me një fjali. Ilir Meta e tregoi edhe më herët se nuk do ta pengonte procesin e zgjedhjes së Begajt duke e dekretuar shkarkimin e tij online, pasi ndodhej për një vizitë në Turqi. Enkelejd Alibej nuk ndryshoi nga qëndrimi i mëhershëm i bojkotit të zgjedhjes së presidentit. Reagimi i tij që i ngjashëm me të mëhershmit se opozita nuk mund të bëhej e një farse të Edi Ramës. Një urim për presidentin e ri erdhi dhe nga trojet e Kosovës. Vetë presidentja Vjosa Osmani dha vlerësimet për kreun e ri të shtetit shqiptar duke shtuar se mezi pret që të punojë me të për të forcuar marrëdhëniet vëllazërore. Mesazhe erdhën dhe nga përfaqësitë diplomatike në vendin tonë, por edhe nga krerët e institucioneve europiane. Ambasada amerikane përvec mesazhit të urimit vlerësoi dhe rolin e gjeneralit Begaj në detyrën e Shefit të Shtabit, duke shtuar se ai kontribuoi në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara në fushën e mbrojtjes.

Top Channel/ Nis përplasja, Shqipëri-Kroaci ‘hakmerren’ ndaj Serbisë
23/01 19:24
Top Channel/ I mori jetën kamerierit në Elbasan, dënohet Erjon Llapushi
23/01 19:21
Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
Top News- Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Fier/ U zhduk kur po shkonte për të peshkuar
23/01 17:33
Top News – Më shumë se 60 mijë aplikime në PER. Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 36 mije emigrantë
23/01 17:32
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me simptoma më agresive
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News- Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Gjykata e Londrës vendos ekstradimin e ‘vëzhguesit’
23/01 14:49
Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Në garën me Kinën mbi inteligjencën artificiale, Trump sinjalizon qëndrim agresiv
23/01 13:57
Top News- SPAK kërkon konfiskim për 28 pasuri/ Dyshohet se janë vendosur nga paratë e krimit
23/01 13:51
DIGITALB DIGITALB - OFERTA