Tirana u kthye këtë të shtunë në kryeqytetin e bashkëpunimit mes qyteteve të Ballkanit, duke mirëpritur kryetarë bashkish nga rajoni në kuadër të rrjetit më të madh të bashkive të Ballkanit, B-40. Kryebashkiaku Veliaj në forumin Urban të Tranës, me temë “Lidershipi për qytete të jetueshme”, theksoi rëndësinë e qyteteve si qendra të zhvillimit ekonomik dhe social në Shekullin XXI. . Sipas tij, Tirana është sot një qytet i hapur, mikpritës dhe dinamik. Ne jemi fokusuar te fëmijët sepse ata janë 100% e ardhmja. Unë jam rritur në këtë qytet, kur kishte vetëm 200 mijë banorë dhe të gjithë ishin shqiptarë. Sot është një qytet ku vijnë me mijëra turistë çdo muaj. Vendet mund të ndryshojnë, qytetet mund të ndryshojnë, dhe nga një vend i izoluar, me një regjim që i shkatërroi të gjitha, sot jemi një vend i hapur, ku na vizitojnë kaq shumë miq nga e gjithë bota