Top News – Kosovë-Shqipëri/ Në vite, me dhjetëra marrëveshje
02/10/2020 12:16

Mbi 70 marrëveshjeve, protokolleve dhe memorandumeve të nënshkruara ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë do të ju shtohen edhe 15 të tjera me mbledhjen e dy qeverive në Tiranë. Në fushën e transportit hekurudhor pritet të nënshkruhet një memorandum bashkëpunimi mes Ministrisë së Infrastrukturës së Kosovës dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë. REL thotë se ky memorandum ka të bëjë me pikën e marrëveshjes të nënshkruar në Uashington ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku të dyja palët janë pajtuar se do t’i përkushtohen një studimi të fizibilitetit për mundësitë e lidhjes së infrastrukturës hekurudhore Beograd-Prishtinë, me një port në det të thellë në Adriatik. Në takimin mes dy qeverive, po ashtu Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës dhe Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë do të nënshkruajnë një marrëveshje për ngritjen e grupit të punës mbi krijimin e Fondit të përbashkët në mbështetje të Luginës së Preshevës. Marrëveshje, memorandume dhe dokumente bashkëpunimi pritet të nënshkruhen edhe në fushën e sigurisë, arsimit, shëndetësisë e të tjera. Këto draft-marrëveshje Qeveria e Kosovës tashmë veç i ka miratuar në parim. Mbledhja e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë në Tiranë është e gjashta me radhë që nga viti 2014, kur u mbajt takimi I pare. Marrëveshjet e arritura gjatë kësaj kohe kanë pasur për qëllim një qeverisje të përbashkët strategjike, në veçanti eliminimin e barrierave tregtare mes dy shteteve, por shume here, thekson Radio Evropa e Lire, qeverite jane kritikuar se keto ujdi kanë mbetur vetëm në letër, pa u zbatuar në praktikë.

Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
Top News- Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Fier/ U zhduk kur po shkonte për të peshkuar
23/01 17:33
Top News – Më shumë se 60 mijë aplikime në PER. Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 36 mije emigrantë
23/01 17:32
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me simptoma më agresive
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News- Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Gjykata e Londrës vendos ekstradimin e ‘vëzhguesit’
23/01 14:49
Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Në garën me Kinën mbi inteligjencën artificiale, Trump sinjalizon qëndrim agresiv
23/01 13:57
Top News- SPAK kërkon konfiskim për 28 pasuri/ Dyshohet se janë vendosur nga paratë e krimit
23/01 13:51
Top News- Granata e armë në banesë/ Arrestohet 44-vjeçarja, në kërkim bashkëshorti saj
23/01 13:37
Top News- ‘Sterilizimi’ kalon për gjykim/ Beqaj: Me vd*kje të më dënoni, emrin s’ma njollosni dot
23/01 13:28
DIGITALB DIGITALB - OFERTA