Top News – Kosovë-Serbi,jo provokime apo konflikte / Chollet flet me Kurtin dhe Vuçiçin: Ja porositë
18/05/2023 17:03

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka biseduar të mërkurën me Këshilltarin e Lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, për dialogun me Serbinë dhe zgjedhjet lokale të mbajtura në veri. Në një komunikatë të lëshuar për media, Zyra e Kryeministrit tha se përsa i takon dialogut, në fokus ka qenë Marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve, e arritur mes Kosovës dhe Serbisë, në shkurt të këtij viti. Pajtueshmëria për aneksin është arritur në mars, në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Të enjten, Chollet dhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të raportojnë para Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, lidhur me politikat amerikane kundrejt Ballkanit Perëndimor. Një ditë më parë, të mërkurën, Chollet ka biseduar edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ai është cituar t’i ketë thënë Vuçiqit se është e nevojshme që të shmangen provokimet dhe konfliktet mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas Presidencës serbe, zyrtari i lartë amerikan ka thënë se është e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të vazhdojnë të punojnë drejt normalizimit të marrëdhënieve, dhe sërish ka dhënë mbështetjen e SHBA-së për procesin e dialogut, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. “Presidenti Vuçiq theksoi se Serbia vazhdon të jetë e përkushtuar në politikën e paqes dhe bashkëpunimit në rajon”, është thënë në njoftimin e Presidencës serbe.

Top News- “E patën bërë Kosovën copë-copë”, Kurti: Me ne s’ka institucione ilegale serbe
24/01 21:00
Top News- ‘Kosova Fituese’ ndalet në Mitrovicë/ Haradinaj e Limaj akuza qeverisë Kurti për veriun
24/01 20:30
Top News- Kurti fushatë në Viti: Nuk udhëhiqemi nga lakmia për pushtet
24/01 20:07
Top News- Partitë përdorin shtetin për fushatë/ Kosovë, vëzhguesit identifikojnë mbi 20 shkelje
24/01 15:49
Top News – 137 mln euro tender për KEK. Investimi, Kurti: Rrisim kapacitetet energjitike të vendit
24/01 14:05
Top Channel/ Ikën Lajcak, i dërguari i BE-së për dialogun konfirmohet danezi Sorensen!
24/01 12:20
Top News- Grenell mesazh ndaj Kurtit/ Diplomati: Çoi marrëdhëniet Kosovë-SHBA në pikën më të ulët
23/01 22:37
Top News- Hidhet granatë dore në Pejë, autorët në drejtim të paditur
23/01 19:56
Top News- Përhapje masive e gripit në Kosovë/ IKSHPK: Rritja e rasteve ka tejkaluar pragun epidemik
23/01 18:30
Top Channel/ Premtimet e fushatës, “sekreti” i politikanëve në Kosovë për të bindur zgjedhësit
23/01 15:30
Top News – Fushatë pa program. Analistët kryqëzojnë VV: Po ikën nga realiteti
23/01 14:47
Top News – LDK kërkon debat publikë me Kurtin. Mustafa: Kosova e meriton, flasim për të ardhmen
23/01 14:46
Top News – Muzeu i ‘Fëmijëve të Luftës’ / Hapet në Kosovë me vizatime dhe lodra
23/01 14:09
Top Channel/ Hapet “Muzeu i Fëmijëve të Luftës” në Prishtinë, pikturat tregojnë tmerret e luftës
23/01 12:36
Top Channel/ Kurti: Në Nato, pastaj në BE/ Kryeministri i Kosovës firmosi për Tregtinë e Lirë
22/01 23:10
Top Channel/ Alarmi për Kosovën: Po minohet demokracia!
22/01 19:56
Top News-Beteja e programeve ekonomike/ Ekspertët: Partitë politike nuk po ofrojnë zgjidhje konkrete
22/01 16:51
Top News – Osmani: Kosova ka mbështetjen e Trump. Presidentja sqaron pse nuk mori pjesë në inagurim
21/01 22:00
Top Channel/ Peter Sorensen, i dërguari i ri i BE për marrëdhëniet Kosovë-Serbi
21/01 15:25
Top News – Ndikimi i Trump në dialogun Kosovë-Serbi. Qytetarët të ndarë: Nuk do ketë ndryshim
21/01 12:39
DIGITALB DIGITALB - OFERTA