Top News – Kosova shton trupat në veri/ Zemërohet Serbia-‘provokim i rrezikshëm’
26/02/2022 17:12

Kosova po shton masat e sigurisë në kufi me Serbinë, në vendkalimin kufitar Bërnjak, fill pas zbarkimit të trupave ruse në territorin ukrainas, ashtu sikurse deklaruan më herët presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti Sipas njoftimit zyrtar të policisë së Kosovës, janë dërguar pajisje logjistike dhe kontenierë në vendkalimin kufitar Bërnjak, të cilat, do t’i shërbejnë policisë kufitare. Bërnjaku ndodhet në veri të Kosovës, dhe policia deklaroi se po punon ekskluzivisht në interes të sigurisë së qytetarëve dhe krijimit të një ambienti të sigurt. Menjëherë pas shtimit të masave të sigurisë në kufirin verior të Kosovës, ka reaguar Zyra për Kosovën e qeverisë së Serbisë, e cila e ka konsideruar këtë aksion një provokim të rrezikshëm dhe tentativë për destabilizim të situatës në rajon. Në deklaratën e kësaj zyre thuhet se Policia e Kosovës, 80 metra nga vendkalimi në Bërnjak, ka sjellë makineri të rënda dhe trupa ushtarakë për forcimin e postbllokut policor në vendkalim. “Veprime të tilla të njëanshme dhe të papërgjegjshme të Prishtinës kanë vetëm një qëllim: të provokojnë një destabilizim të ri të situatës në terren, në një moment shumë të ndjeshëm për sigurinë, me të cilin po përballet e gjithë bota”, thuhet në deklaratën e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. Ajo tha se i bën thirrje Prishtinës që të mos e provokojë Beogradin dhe serbët në Kosovë dhe të mos rrezikojë paqen dhe sigurinë, duke shkelur marrëveshjen.

Top Channel/ Premtimet e fushatës, “sekreti” i politikanëve në Kosovë për të bindur zgjedhësit
23/01 15:30
Top News – Fushatë pa program. Analistët kryqëzojnë VV: Po ikën nga realiteti
23/01 14:47
Top News – LDK kërkon debat publikë me Kurtin. Mustafa: Kosova e meriton, flasim për të ardhmen
23/01 14:46
Top News – Muzeu i ‘Fëmijëve të Luftës’ / Hapet në Kosovë me vizatime dhe lodra
23/01 14:09
Top Channel/ Hapet “Muzeu i Fëmijëve të Luftës” në Prishtinë, pikturat tregojnë tmerret e luftës
23/01 12:36
Top Channel/ Kurti: Në Nato, pastaj në BE/ Kryeministri i Kosovës firmosi për Tregtinë e Lirë
22/01 23:10
Top Channel/ Alarmi për Kosovën: Po minohet demokracia!
22/01 19:56
Top News-Beteja e programeve ekonomike/ Ekspertët: Partitë politike nuk po ofrojnë zgjidhje konkrete
22/01 16:51
Top News – Osmani: Kosova ka mbështetjen e Trump. Presidentja sqaron pse nuk mori pjesë në inagurim
21/01 22:00
Top Channel/ Peter Sorensen, i dërguari i ri i BE për marrëdhëniet Kosovë-Serbi
21/01 15:25
Top News – Ndikimi i Trump në dialogun Kosovë-Serbi. Qytetarët të ndarë: Nuk do ketë ndryshim
21/01 12:39
Top News – 19 vite pa Ibrahim Rrugovën. Përkujtohet ish-presidenti i parë i Kosovës
21/01 12:28
Top News- Haradinaj takon Grenell/ Kreu i AAK: Synimi kryesor, anëtarësimi në NATO
20/01 11:07
Top News – Frika për tensione gjatë zgjedhjeve/ NATO dërgon trupa shtesë në Kosovë
20/01 10:22
Top News – Flakë masive zjarri, shkrumbohet qendra tregtare në Kosovë.
19/01 14:12
Top News – Qytetarët dënojnë politikanët. Shqetësim gjuha e ashpër gjatë fushatës në Kosovë
19/01 14:08
Top News – ​Vëzhguesit e BE dalin në terren. Kosovë, monitorohet fushata dhe procesi zgjedhor
19/01 14:07
Top News – NATO, ushtarë shtesë në Kosovë / Do të ndihmojnë për zgjedhjet e përgjithshme
19/01 12:28
Top News- Ndërkombëtarët me sy nga Kosova, mbi 100 vëzhgues për zgjedhjet e 9 Shkurtit
18/01 19:30
Top Channel/ Veriu i Kosovës, policia operacion blic: Gjenden eksplozivë, një i arrestuar!
18/01 14:58
DIGITALB DIGITALB - OFERTA