Koalicioni për Kosovën Fituese u ndal të premten në Mitrovicë. Kandidati për kryeministër nga ky koalicion, Ramush Haradinaj Tha se ka ardhur koha për ta kthyer dinjitetin e të punësuarve përmes rritjes së pagave, të cilat sipas tij do të shkojnë 1 mijë euro për punëtorët. 500 euro pension premtoi dhe për pensionistët. “Me kthy dinjitetin e të punësuarve në sektorin publik përmes pagës, kemi deklaruar 1 mijë euro pagë, 500 euro pensionet, dhe po ashtu jemi të gatshëm me ecë përpara po ashtu në temat e zhvillimit të brendshëm në vazhdimësi… Pra, mbështetja me paga do të na sigurojë siguri shëndetësore, ekonomike, siguri në arsim, e kështu me radhë. Çka ndodhë nëse mbesim në kursin e njëjtë politik të tashëm, me qeverinë e cila sipas meje koncept e ka mashtrimin. .. Ata po krenohen kur mashtrojnë më shumë, kur flasin të pavërteta më shumë…Ju lutem, me mbet një vazhdim i tillë, nuk do të kemi lajme të mira”,