Koreja e Veriut ka dërguar forcat ushtarake drejt Rusisë për ta ndihmuar në luftën kundër Ukrianës. Ky ishte alarmi që ngriti agjencia e zbulimit në Korenë e Jugut dhe që nëse konfirmohet pritet të përfshi një tjetër shtet të tretë në luftën e nisur në kontinentin evropian duke intensifikuar akoma më shumë përplasjet mes perëndimit dhe Seulit. Njoftimi erdhi pas paralajmërimit ë bërë nga ana e presidentit ukrainas, Vlodymyr Zelensky se 10 mijë ushtarë nga Koreja e Veriut po përgatiteshin për t’iu bashkuar forcave ruse.