Top News/ Konvertimi i patentave në Kosovë/ Shtyhet afati deri më 23 gusht, shkak kërkesat e larta
08/08/2024 16:44

Konvertimi i patentave të shoferëve të lëshuar nga institucionet ilegale serbe në patenta të shoferëve zyrtar të Republikës së Kosovës është zgjatur deri më 23 gusht. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, sipas të cilit vendimi ëhstë marrë për shkak të kërkesave të qytetarëve nga radhët e komunitetit serb. “Bazuar në kërkesat e shumta të qytetarëve për aplikim të pajisjes me patentshoferë të Republikës së Kosovës, ku vetëm dje kemi pasur 273, si dhe kërkesën për zgjatje të afatit për aplikim i cili sipas vendimit tonë përfundon nesër, kam marrë në zgjatjen deri me 23 gusht 2024. Pas kësaj date, për të gjithë ata që nuk konvertojnë patentat e shoferëve, do të veprohet sipas legjislacionit përkatës në fuqi”, ka shkruar ministri Xhelal Sveçla në Facebook. Sipas ministrit deri më tani 5588 qytetarë nga radhët e komunitetit serb kanë aplikuar për konvertimin e patentave, ndërsa shton se ky proces i cili është mundësuar në të gjitha qendrat e Agjencisë së Regjistrimit Civil në Republikën e Kosovës ka vijuar pa asnjë incident. Dokumentacioni i nevojshëm përfshin letërnjoftimin e Kosovës, patentën origjinale serbe, certifikatën shëndetësore, dëshminë e pagesës së taksave dhe origjinalin e patentës së shoferit. Më parë ishte planifikuar që ky proces të zgjaste deri më 9 gusht.

Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me situatë tmerri
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News- Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Gjykata e Londrës vendos ekstradimin e ‘vëzhguesit’
23/01 14:49
Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Në garën me Kinën mbi inteligjencën artificiale, Trump sinjalizon qëndrim agresiv
23/01 13:57
Top News- SPAK kërkon konfiskim për 28 pasuri/ Dyshohet se janë vendosur nga paratë e krimit
23/01 13:51
Top News- Granata e armë në banesë/ Arrestohet 44-vjeçarja, në kërkim bashkëshorti saj
23/01 13:37
Top News- ‘Sterilizimi’ kalon për gjykim/ Beqaj: Me vd*kje të më dënoni, emrin s’ma njollosni dot
23/01 13:28
Top Channel/ Rikthehen reshjet e borës, raportohen probleme në disa rrugë
23/01 12:49
Top Channel/ SPAK kërkon konfiskimin e pasurive: Elvin Merlika bëri plan të eliminonte Indrit Doklen
23/01 12:47
Top News- Pranga nipit të ish-deputetit/ Ishte në kërkim për dhunë, procedohet i ati
23/01 12:45
DIGITALB DIGITALB - OFERTA